Eksperti, Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), deklaroi se tashmë është momenti që pesë vendet e BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.

Vogel në një postim në “X” ka shkruar se BE-ja duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.

“Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës. Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: