Ka shkuar në 68 numri i jetëve të humbura në një burg të Ekuadorit, pas trazirave që shpërthyen.

Trazirat shpërthyen në burgun Litoral në qytetin jugperëndimor Guayaquil, raportuan mediat lokale.

Sipas informacioneve të fundit, nga trazirat kanë humbur jetën të paktën 68 persona dhe janë plagosur 12 të tjerë. Mediat vendase raportuan se trazirat në burg vayhdojnë ende.

Për të vënë nën kontroll rebelimin, një numër i madh i pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë u dërguan në burg më herët. Gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi e madhe armësh dhe mjete të ndryshme të mprehta.

Thuhet se shkaku i revoltës është lufta për lidership mes bandave të burgjeve dhe kushtet e këqija të burgjeve.

Presidenti Guillermo Lasso njoftoi në një konferencë për shtyp më 31 shtator se në të gjitha burgjet e vendit është shpallur “gjendje e jashtëzakonshme” 60-ditore.

Në burgjet e Ekuadorit, ku ka rreth 38.000 të burgosur, incidente të ngjashme mes bandave janë të zakonshme.

Afro 300 të burgosur kanë vdekur deri më tani këtë vit në burgjet e vendit. Dhuna e lidhur me bandat e shtatorit ishte më e keqja në historinë e Ekuadorit, ku më shumë se njëqind të burgosur vdiqën. Ndërka, në trazirat që shpërthyen njëkohësisht në tre qytete të vendit më 24 shkurt, humbën jetën 80 të burgosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb