TIRANE – Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Elton Çiçës, dyshohet se janë fshehur në Malësinë e Tepelenës, saktësisht në dy fshatra në kufij me Vlorën.

Për këtë arsye, një njësi e Repartit RENEA, e cila është e specializuar në identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuarve për vepra të rënda kriminale, prej disa ditësh është zhvendosur në Tepelenë dhe Vlorë.

Paralelisht mësohet se, nga ana e grupit hetimor, që kryesohet nga Zv/Drejtori i Krimeve të Rënda, po vlerësohen disa informacione të mbërritura nga qytetarët, pas deklaratës për media të policisë.

Jani Alia, 39 – vjeç nga Tepelena, mbrëmjen e 1 Majit, rreth orës 22:10, ekzekutoi 36 – vjeçarin Çiça, në shoqërinë e 3 personave.

Alia u ndihmua nga Renato Milloshi, 36 vjeç, nga Berati, banues në Tiranë. /Klan/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb