ELBASAN- Kompania turke Kurum ka bërë shkurtime masive të punonjësve, çka ka sjellë revoltë të sindikatave dhe punëtorëve. Ata kanë paralajmëruar protesta të fuqishme pas pushimit nga puna të 200 prej tyre. Ndërkohë Këshilli sindikal i punonjësve të Kurum deklaron se shkurtimi i 200 punonjësve nga Kurum është “bombë” sociale për Elbasanin.


“Jemi në negociata me  kompaninë dhe disa ministri. Kërkojmë respektimin e marrëveshjes punëdhënës-punëmarrës”, shprehet Petrit Alla, nënkryetar i Këshillit Sindikal të punonjësve të Kurum.

Ndërsa për punëtorët ky shkurtim është një krim. Ata thonë se kanë sakrifikuar shëndetin vetëm për të mbajtur vendin e punës. “Ky është krim që bëhet ndaj nesh. Nuk mund të justifikohet nga Kurum shkarkimi masiv i punonjësve. Kemi sakrifikuar si profesionistë shëndetin e jetën në kompaninë Kurum”, thotë punonjësi Ibrahim Sefa, i cili është invalid prej 41 vitesh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb