Pronari i lokalit në Elbasan, Albert Alterziu u plagos rëndë pas shpërthimit të një granate gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja nga shpërthimi i granatës ndodhi në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit në ambientet e lokalit në orën 03.45 të mëngjesit të sotëm, ndërsa operacioni i pronarit të lokalit ka zgjatur deri në orën 08.00.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime brenda spitalit të Elbasanit. Pas shpërthimit të granatës, i plagosuri pësoi dëmtime të shumta në fytyrë.  Sipas mjekëve, 32-vjeçari  kishte pësuar dëmtime serioze në bark si dhe në  shpretkë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb