ELBASAN – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një granatë ka shpërthyer në një lokal në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e shpërthimit një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari Fatmir Popja raportoi  për BalkanWeb se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet kryesore tē Elbasanit jo shumë larg qendrës. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur pronari i lokalit, 32-vjeçari me iniciale A.A.

Burime të besueshme raporojnë se shpërthimi ndodhi në vendin e quajtur “Gurabardhi”. Nuk jepen detaje të tjera rreth ngjarjes , ndërkohë që forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes .

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një  lokali  është hedhur një  granate dore  e  cila  ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej  në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit  në gjendje të rëndë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe  identifikimin e kapjen e autorit/ve.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: