Në prag të sfi dës vendimtare ndaj Dinamos, te Elbasani atmosfera duket pozitive dhe grupi po shkon drejt plotësimit të plotë. Stafi teknik ka marrë sinjale inkurajuese nga seancat e fundit stërvitore, ku skuadra është shfaqur e përqendruar dhe me moral më të lartë pas javëve jo të lehta në kampionat.
Përballja e së dielës konsiderohet si një mundësi e mirë për reagim, ndërsa verdheblutë synojnë të rikthejnë besimin dhe rezultatet pozitive në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Lajmi më i mirë për ekipin është rikthimi në grup i kapitenit Bruno Lulaj dhe portierit Martin Janaçek, të cilët kanë munguar prej muajsh për shkak dëmtimi.
Të dy futbollistët janë bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe kanë zhvilluar seancat e fundit normalisht me grupin. Edhe pse vështirë se mund të jenë gati për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë, pritet që të paktën të jenë në pankinë, duke i dhënë më shumë siguri dhe eksperiencë skuadrës në këtë moment delikat të sezonit. Në kampin verdheblu besohet se skuadra po shkon drejt ndeshjes në gjendjen më të mirë të mundshme, me objektivin e qartë për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të vijuar garën për titull.
