Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Elbasan, ku Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç, u ekzekutua nga një 20-vjeçar pas një sherri banal.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se i riu u ekzekutua në mes të Elbasanit me silenciator, dhe se “Elbasani është në duart e bandës Balla”.

“Elbasani në duart e bandës Balla! Ekzekutim mafioz me silenciator i Madrid Ulqinakut, në ora 22:00, në Bulevardin e qytetit. Vrasësit largohen si zakonisht, në drejtim të paditur. sb”, shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb