Humbja e parë në karrierë ndaj Ben Shelton ka pasoja për Carlos Alcaraz, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në renditjen ATP. Tenisti spanjoll ka humbur rreth 7 mijë e 680 pikë gjatë periudhës së fundit, ku përveç eliminimit ndaj Shelton, ndikoi edhe mungesa nga fushat për shkak të dëmtimit në kyçin e dorës.
Mungesa në disa turne të rëndësishëm ka sjellë edhe pasoja të konsiderueshme financiare, me humbjet që përllogariten në rreth 10 milionë e 600 mijë euro. Tashmë Alcaraz pritet të rikthehet në aktivitet në Laver Cup, që do të zhvillohet në Londër, nga 25 deri më 27 shtator.
