TIRANE

Pritja e ëmbël ka marrë fund edhe për Eliona Pitarkën. Sot, ajo është bërë nënë e një vajze dhe lajmin e ka postuar pak minuta më parë në profilin e saj në Instagram.

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Eliona ka qenë e pranishme çdo të shtunë në “Klanifornia”, por edhe aktive në profilin e saj duke ndarë me fansat ndjesitë e pritjes së ëmbël.

Vogëlushja që sapo ka ardhur në jetë ka qenë e mezipritur nga Eliona dhe partneri i saj:

“Më në fund është këtu”, – shkruan aktorja pas fotos së parë të bebushes, emrin e së cilës ende nuk e ka bërë publik.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: