Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, tashmë duket se nuk ka çfarë të fshehë më dhe ka filluar të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Në një postim në Instastory Eliona ka folur së fundmi për vjehrrën e saj duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie shumë të mirë. “Sepse ka edhe kështu vjehrrash. Ashtu siç është edhe e imja. Ka frikë t’i bëjë gjërat nga meraku dhe më pyet për çdo gjë.”- ka shkruar aktorja teksa ka shpërndarë me ndjekësit mesazhin që i shkruan dikush rreth vjehrrës së saj.

Pak ditë më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar këto ditë për herë të parë foto me të.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo kishte zgjedhur dy fustane elegantë të ngushtë dhe jo stil princeshe. Njëri ishte me krah të gjatë teksa nxjerrte në pah dekoltenë e saj. Ndërsa i dyti ishte i shkurtër dhe i thjesht që i jepte mundësinë asaj të ndihej rehat.

Flokët i kishte bërë me onde teksa në kokë mbante një aksesor me rruaza të bardha. Po ashtu, makeup-i i saj ishte natyral dhe minimalist.

Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik. Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb