TIRANE

Ndërsa prej muajsh mediat shqiptare kishin hamendësuar për një shtatzëni të Elita Rudit, vetëm ditën e djeshme prezantuesja simpatike kosovare e pranoi hapur dhe para të gjithëve se është në pritjen e ëmbël.

Dhe kishte qëlluar në shenjë me mënyrën se si e bëri me dije këtë lajm që i emocionoi të gjithë, pa kushte! Bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, publikoi hitin e ri “Distanca” ku ata shfaqen për herë të parë bashkë në klip, ndërsa Elita në fund të këngës tregon barkun e rrumbullakosur.

Edhe nëna e Gjikos ka postuar një foto shumë të ëmbël. Lirije Gjikolli shfaqet pranë barkut të rrumbullakosur të nuses së djalit të saj, ndërsa lumturia i lexohet qartë në fytyrë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb