SHBA- Megjithëse filmi i parë shqiptar që u nominua nga akademia amerikane të filmit, ‘Shok’, nuk u shpërblye me Oscar, Eliza Dushku ka thënë se ky film ka ndriçuar historinë shqiptare anembanë botës.

“Ju fituat zemrat dhe me guxim shndritët historinë shqiptare/kosovare anembanë botës”, ka shkruar Eliza në Twitter.

Kujtojmë se në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të Shkurtër’, ku ishte i nominuar filmi ‘Shok’, ka fituar filmi Stutterer.

Kjo ishte hera e parë që një film shqiptar të jetë nominuar nga akademia amerikane e filmit dhe ky mbetet suksesi më i madh deri tani i kinematografisë shqiptare.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb