Elon Musk mund të jetë duke hedhur themelet në drejtim të “kombinimit” të Tesla, SpaceX dhe Twitter në një super kompani të re.

Sipas mediave të huaja, ndërsa njeriu më i pasur në botë vazhdon përpjekjen e tij për të marrë kontrollin mbi Twitter, Musk regjistroi tri kompani të reja të martën në shtetin miqësor ndaj taksave të Delaware nën variacionet e emrit “X Holdings”.

Dhe siç thekson New York Post, tri kompanitë e reja duket se janë një “manovër financiare” si pjesë e ofertës së Musk për Twitter.
Kompania e parë, X Holdings I Inc., liston Musk si president, arkëtar dhe sekretar dhe do të ishte kompania mëmë e Twitter nëse oferta e miliarderit do të ketë sukses, sipas Bloomberg.

Një tjetër njësi ekonomike, X Holdings II Inc., do të bashkohej me Twitter si pjesë e blerjes, ndërsa X Holdings III LLC do të përdorej për të ndihmuar në financimin e transaksionit, raportoi media.

Por këto kanë ringjallur gjithashtu spekulimet nëse Musk planifikon të bashkojë të gjitha sipërmarrjet e tij – Tesla, SpaceX, Neuralink, The Boring Company dhe potencialisht Twitter – në një super-konglomerat të vetëm.

Në dhjetor të vitit 2020, një investitor dhe mbështetës i Musk i quajtur Dave Lee shkroi në Twitter se Musk duhet të “formojë një kompani të quajtur X” që do të bëhej “kompania mëmë e Tesla, SpaceX, Neuralink dhe Boring Company” me “misionin për të siguruar mbijetesën dhe përparimin e njerëzimit”. “Ide e mirë”, i ishte përgjigjur Musk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb