Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe Twitter, rifitoi titullin e personit më të pasur në botë, duke tejkaluar CEO-n e modës luksoze franceze, Bernard Arnault. Kjo sipas shifrave të Bloomberg Billionaires Index të publikuara sot.

Pasuria e Musk u rrit me 40.3% këtë vit në 192 miliardë dollarë, falë një rritjeje prej 24% të aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike në maj.

Në dhjetor 2022, 51-vjeçari Musk kishte humbur titullin e tij si “personi më i pasur në botë” ndaj Arnault, 74 vjeç, i cili tani renditet i dyti në indeks me një pasuri neto prej 187 miliardë dollarësh.
Musk zotëron gati 14% të aksioneve të Tesla dhe mbi 40% të SpaceX, ndërsa Arnault zotëron rreth 60% të LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, 59 vjeç, i ndoqi ata me një pasuri prej 144 miliardë dollarësh.
Rritja e pasurisë së Musk pason vizitën e tij vendimtare në Kinë , e cila përfundoi të enjten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb