TIRANE

Elvana Gjata i mungoi për një kohë të gjatë publikut. Këngëtarja shqiptare u rikthye më 17 shkurt, në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte koncerti i parë i këngëtares që prej ngjarjes në Ish-Bllok në tetor të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë një person. Në vendin e ngjarjes ishte dhe i dashuri i këngëtares Ervin Mata, i cili është në kërkim. Që prej asaj periudhë Elvana Gjata nuk ishte bërë më e gjallë.

Por Elvana do ta vazhdojë karrierën e saj sepse ka shumë për t’i dhënë muzikës shqiptare! Ajo ka reaguar pas koncertit në Prishtinë dhe ka falenderuar të gjitha ata që bënë të mundur realizimin e këtij koncerti kaq madhështor, në veçanti bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj.

Por perforancës live Elvana Gjata dha një intetervistë për Alaudin Hamitin në ‘Klan Kosova’ ku zbuloi dhe surprizën për këngën e re.
“Oj Kosove e dashur që më dhuron veç dashni… Fjalët nuk më mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ju, por mbremë në koncertin për ndër te Pavarësisë, jam ndjerë si kurrë ndonjëherë, si në shtepine time.. E lumtur për të gjithë ju që ishit mbrëmë të pranishëm në koncert. Mirënjohje për atë që bëri të mundur këtë event, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtëzakoshme dhe mbështetjen tënde në realizimin e këtij eventi. @amucaj ?? Credits @norikuka”- shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb