Imami Elvis Naçi, që do të ndihmojë në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të nëntorit, ishte sot i pranishëm në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Ndër të tjera, Naçi pyeti kryeministrin Edi Rama, nëse ndërtesat individuale, që parashikohen të rindërtohen, janë të sigurta për qytetarët.

Imami e mori përgjigjen nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se projekti parashikon ndërtimin e banesave anti-sizmike, anti-zjarr dhe me bazë e platformë betoni, që njihet si material i sigurt.

Elvis Naçi: Kisha një pyetje mbi banesat individuale. Kam një shqetësim, sepse nuk është një trend në vendin tonë. Një portal që mundohet të të vërë në dukje të metat, atë të metat e çojnë përpara. Ata që merren me bamirësi, durimin dhe tolerancën duhet ta kenë rrënjësore. Përtej kësaj, kam shqetësim sa rezistente dhe kualitative janë banesat individuale. Dua që të jenë sa më të kontrolluara dhe të qarta. E kemi pranuar në këtë tryezë që do të jemi bashkë në të gjitha hapat. Ne si fondacione nuk pretendojmë të zgjidhim hallin e madh që na ka rënë, por për të ndezur dritë. Besoj se jemi në rrugën e drejtë, jam i lumtur që po afrohet koha që shqiptarët tanë të dashur t’i shohim me një banesë të re. Kush janë elementët, që do të na sigurojnë se në këto shtëpi njerëzit do të jenë më të kënaqur e të sigurt?

Elva Margariti: Mospasja e informacionit të drejtpërdrejtë për këto banesa, sepse janë të sigurta. Kanë të bëjnë me anti-sizmikën, me anti-zjarrin. Janë të studiuara, mbi të gjitha nisur nga konstruksioni. Është një bazë, platformë, betoni, që njihet si material i sigurt. Një konstruksion metalik dhe një perimetër, ndarje, e mureve, që janë rezistente, me materiale të certifikuara dhe të shëndetshme për njerëzit. Edhe bojërat i kemi menduar me pigmente, që të jenë jo të rrezikshme për shëndetin. Jo vetëm godina që do ndërtohet, do jetë e sigurt, por i gjithë komuniteti që do ndërtohet, do japë një frymë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb