Zv/kryetari i LSI-së Luan Rama ka ndarë sot me ndjekësit në facebook foton me aktoren e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti.

‘Tinka Kurti është thjeshtë e papërsëritshme; mrekullisht imponuese në madhështinë e artit që na ka falur dhe mirësisë emblematike që mbart e rrezaton me dashurinë dhe bujarinë e zonjës së madhe e fisnike të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar.’ shkruan Luan Rama.

Postimi i plotë:

Me më të mirën, Tinkën tonë…

Tinka Kurti është thjeshtë e papërsëritshme; mrekullisht imponuese në madhështinë e artit që na ka falur dhe mirësisë emblematike që mbart e rrezaton me dashurinë dhe bujarinë e zonjës së madhe e fisnike të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar.

Jam lumturisht i privilegjuar që kam patur fatin ta takoj e ta njoh në Shkodër 32 vjet më parë, e i mrekulluar që e takova sërish në ditëlindjen e shtatëdhjetë të teatrit “Migjeni”, aty ku zonja Tinkë është emblemë krenarie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb