TIRANË

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka shpërndarë një status në “Facebook” të kryeministrit Edi Rama, ku ka shprehur mirënjohje për Besa Shahinin, për punën që ajo bëri në krye të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

Balla, ka uruar ministren e re të Arsimit Evis Kushi me anë të fjalëve të Ramës,  teksa deklaron se është besimplotë se do të çojë më tej përpara stafetën e reformave transformuese në Arsimin Shqiptar.

Postimi:

Falenderim e mirënjohje për Besa Shahinin dhe urimet më të përzemërta për çdo të mirë në jetën e saj të re familjare?

Besimplotë që ministrja e re Evis Kushi do të çojë më tej përpara stafetën e reformave tona transformuese në Arsimin Shqiptar

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb