Emily Ratajkowski zbuloi kërkesat që ka nga një mashkull, për të dalë në një takim me të. Modelja shpesh ndan mendimet e saj me audiencën, veçanërisht përmes llogarisë së saj në TikTok.

Siç ka shpjeguar në një video të fundit që ka postuar në profilin e saj, ajo nuk ka më kërkesa të larta për të dalë me dikë, për sa kohë që ai e nxjerr jashtë për të ngrënë.

“Si një beqare e re vendosa të dilja në një takim me këdo që do të më çonte për darkë”, shkruan ajo në video teksa pozon në makinën e saj.

Në mbishkrimin e videos, ajo ka shkruar: “Faleminderit që kjo periudhë ‘shërimi’ ka mbaruar”.

@emrata

grateful this period of the healing process has passed

♬ SHAKEYFUNNYAZZ FCK IT LETS DO IT – Mr_Superkick

Siç pritej, Emily Ratajkowski mori shumë komente nën videon e saj nga miqtë e saj në internet, të cilët mezi prisnin ta ftonin në darkë.

“Sapo bëra një rezervim për ne”, ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër thotë: “Mami më tha që mund të dalim për darkë nëse dëshiron”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb