Emily Ratajkowski ka shpërthyer kundër filmit biografik të Marilyn Monroe me regji të Andrew Dominik, “Bonde”, duke e akuzuar filmin për “fetishizimin e dhimbjes femërore”.

Modelja postoi në TikTok një video të premten duke folur për filmin me protagoniste Ana de Armas, të cilin ajo ende nuk e ka parë.

“Nuk jam e befasuar kur dëgjoj se është një film tjetër që fetishizon dhimbjen femërore, madje edhe në vdekje”, tha modelja, 31 vjeçe.

Duke përmendur magjepsjen kolektive me vdekjen e Amy Winehouse dhe Princeshë Diana, apo edhe situatën e Britney Spears si raste konkrete, Ratajkowski pohoi se, si shoqëri, “ne na pëlqen të fetishizojmë dhimbjen femërore…

Ratajkowski vuri në dukje, “Unë mendoj se ne e bëjmë këtë në shumë mënyra të ndryshme. Por unë dua që kjo të ndryshojë.

Kështu që unë kam një propozim. Mendoj se të gjithë duhet të jemi pak më të inatosur”, vazhdoi ylli i “Gone Girl”. “Unë thjesht do të zemërohem,” përfundoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: