TIRANE – Emina Çunmulaj prej disa ditësh është rikthyer në vendin e lindjes në Mal të Zi për të kaluar disa ditë me familjen. Modelja shqiptare si një vajzë e thjeshtë që është e ka shijuar shumë këtë rikthim, por i është dashur që të përballet me një ngjarje jo shumë të këndshme.

Në shtëpinë ku po qëndron asaj i është dashur që për orë të qëndrojë në errësirë totale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Për të kjo nuk është diçka e zakonshme, duke qenë se prej vitesh ajo jeton në Amerikë dhe në një vend të tillë as që nuk mendohet të ndodhë ikja e energjisë.

Pavarësisht se ngjarjen është munduar ta kalojë pozitivisht dhe me qetësi, Emina nëpërmjet disa videove në Instastory na ka treguar se e ka pasur të pamundur të flejë nga frika gjatë natës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb