Aktori Lee Jung-jae ka bërë histori në Emmy ‘Awards’ pasi rrëmbeu çmimin për ‘Aktorin kryesor në një serial dramë’, duke u bërë ylli i parë koreano-jugor (dhe ylli i parë aziatik) që fitoi çmimin në këtë kategori.

Ylli i Squid Game, 49 vjeç, fitoi çmimin e lakmuar të ‘Emmy’ gjatë ceremonisë së së hënës të mbajtur në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos.

Të nominuarit e këtij viti përfshinin Jason Bateman (Ozark), Brian Cox ( Suçession), Bob Odenkirk (Better Call Saul), Adam Scott ( Severance) dhe Jeremy Strong ( Succession).

Prezantuar nga Angela Bassett dhe Ariana DeBose, ylli hyri në histori si aktori i parë korean që fitoi në këtë kategori. “Faleminderit shumë,” tha ai, “Së pari do të doja të falënderoja Zotin lart.”

“Faleminderit akademisë së televizionit, faleminderit Netflix-it, faleminderit regjisorit Hwang (Dong-hyuk) për problemin real me të cilin përballemi të gjithë, të ardhur në jetë në mënyrë krijuese në ekran me një skenar të mrekullueshëm dhe pamje të mrekullueshme,” – Iu shpreh aktori.

“Faleminderit,” përfundoi ai, “Faleminderit ekipit të Squid!”

Squid Game është gjithashtu seriali i parë në gjuhë të huaj që është nominuar për seriale dramatike të jashtëzakonshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb