Në fushën e blertë të stadiumit Skënderbeu zbritën edhe një herë pas shumë vitesh ata që i dhanë jetë këtij stadiumi dhe emocione të papërshkrueshme tifozëve me lojën e tyre. Ata morën pjesë në një kompeticion modest, organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, ku ishte ftuar edhe skuadra greke e qytetit të Kosturit. Skënderbeu i Korçes pasi mundi me penallti Elbasanin, dhe fitoi 2-0 me Kosturin u shpall fitues i turneut të ndeshjeve miqësorë për veteranët në futboll.

Aktiviteti për sportdashësit riktheu ne fushen e stadiumit Skënderbeu disa prej emrave të spikatur të futbollit si Jani Kaçi, Bledi Shkëmbi, Gentjan Lico, Bledar Vila, Ilia Tërpo etj, te cilet ndër vite i kanë dhuruar shumë emocione të bukura sportdashësve me talentin dhe arritjet e tyre.

Ndeshjet miqësore u zhvilluan si një simbolikë domethënëse rikthen në kujtesë vitet e bukura të futbollit korçar dhe krenarisë për yjet e tij, por edhe që thekson rëndësinë që ka sporti e vëmendjen që ai meriton të ketë nga të gjithë në vazhdimësi, si një formë inspirimi edhe për plejadën e re të sportistëve.

Organizimi përcillte emocion për sportdashësit dhe mesazhin se sporti i shërben forcimit të miqësisë së dy popujve! Prefekti i qarkut te Korçe Nertil Jole, konsulli grek në Korçë dhe përfaqësues të bashkisë dorëzuan kupat për fituesit e këtij kompeticioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb