Të gjithë ata që kanë konkurruar për një vend pune si punonjës të shkencave mjekësore teknike në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, mund të verifikojnë nëse kanë arritur të shpallen fitues. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot listat me emrat e 330 aplikantëve të kualifikuar që do të kenë mundësinë të punësohen si infermierë për qarkun e Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit, Lezhës e Dibrës.

“Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat përfundimtare të aplikantëve të kualifikuar, që morën pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në profilin Infermieri sipas Qarqeve”,-thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, bëhet me dije se në listë janë përfshirë dhe infermierët që janë kualifikuar nga konkurset e mëparshme dhe që nuk janë punësuar akoma.

Listën e plotë e lexoni në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb