SHKODRA

Janë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar në Shkodër si dhe rrjedha e ngjarjes. Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dheEnsion Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme.

Pikërisht është shtënë në drejtim të automjetit tip BMË me targa gjermane që i përket Mesad Metës. Ky person është konfliktuar me persona të tjeër kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës siç mëson BalkanWeb.

Një atentat i ngjashëm ka ndodhur Mersad Metës edhe në Gjermani.

Por kësaj radhe Mersad Meta i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen. Por bilanci i ngjarjes në pedonalen e qytetit verilindor ishte një e plagosur aksidentalisht në këmbë e cila rezultoi të ishte një kalimtare 35- vjeçare me emrin Liljana Jeremia si dhe plumbat mbi automjetin me targa gjermanbe.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb