Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën.
Sakaq, sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa për BalkanWeb, jashtë listës së mbyllur të Tiranës mbeten Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, të cilat janë propozuar të lihen në listën e hapur. Pavarësisht nga vota e primareve të 1 marsit ku Çupi dhe Tabaku ishin ndër më të votuarat, sërish Kryesia e PD ka vendosur t’i spostojë në vendet e pasigurta, përtej listës me 12 vendet e mbyllura. Në listën e mbyllur të Tiranës, PD ka krijuar 4 vende të sigura për partitë aleate. Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho nga PL si dhe Fatmir Mediu kryetar i PR e Mesila Doda nënkryetare e PDIU, do të jenë deputetë në Parlamentin e ardhshëm.
Emrat e propozuar për Tiranën janë:
1-Sali Berisha
2-Edi Paloka
3-Albana Vokshi
4-Belind Këlliçi
5-Flamur Noka
6-Jozefina Topalli
7-Besart Xhaferri
8-Fatmir Mediu
9-Erisa Xhixho
10-Klevis Balliu
11-Mesila Doda
12-Tedi Blushi
Lista e Hapur për Tiranën
Dhurata Çupi
Jorida Tabaku
Grigels Muçollari
Dorjan Teliti
Ilir Alimehmeti
Ilir Meta
Shpëtim Idrizi
(BalkanWeb)