Një 57-vjeçar është arrestuar sot në Finiq, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajën e tij, 25 vjeçe. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Shpresa Dine.

Sipas informacioneve, 57-vjeçari, Ramazan Rroko, me origjinë nga Lushnja është i divorcuar dhe banonte me vajzën në fshatin Dërmish.

Vajza për 20 vjet ka jetuar në ‘shtëpinë e fëmijës’ në Durrës. Prej 1 muaji kishte ikur nga shtëpia e fëmijës dhe ishte zhvendosur ne Dërmish. Mësohet se ka qenë e reja që ka denoncuar rastin në Komisariatin e Sarandës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb