Një zjarr i rrezikshëm ka rënë në fshatin Livinë, bashkia Finiq. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se flakët rrezikojnë banesat nëse nuk ndërhyhet nga ajri.

Në vend kanë mbërritur ndërkohë zjarrfikëset e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, teksa për shuarjen e tij janë angazhuar të gjithë banorët e fshatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: