Humb jetën aksidentalisht një 50 vjeçar në Fier. Mësohet se ai ishte duke punuar në banesën e një shtetasi, ndërsa ka rënë aksidentalisht nga skela e katit të dytë.

Shtetasi është identifikuar si Besnik Dine. Policia e Fierit që jep edhe njoftimin për ngjarjen bën me dije se ai ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.

Ndërkaq, gazetari Ervis Kuçi ka mundur të sigurojë edhe një video të vendit ku ndodhi ngjarja.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: