BRITANI E MADHE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Anglisë, ku u gjet pa shenja jete një shqiptar 29 vjeçar i quajtur Liridon Saliuka

Ai u gjet i vdekur në qeli në burgun e Belmarshit, ndërsa mësohet se si pasojë e ngjarjeve në jetën e tij, kishte pësuar edhe dëmtime të shumta në trup. Saliukua, i lindur në Kosovë, por që mbante pasaportë britanike, raportohet se ka ndërruar jetë natën e 2 janarit, shkruan “The Guardian”.

Shërbimi i Burgjeve konfirmoi se ai kishte vdekur. Shërbimet e burgut dhe Prokurori i Burgjeve po hetojnë. Autoritetet po hetojnë vdekjen si vetëvrasje, por familja thotë se autopsia është vonuar dhe nuk e kanë parë atë.

Saliuka, 29 vjeç, nga Harrow në veri-perëndim të Londrës, ishte në paraburgim që nga vera e kaluar, kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në lidhje me një të shtënë fatale në një klub në lindje të Londrës. Ai mohoi të ishte përfshirë në atë ngjarje. Në këtë burg ka pasur edhe dy vrasje të tjera të dyshimta.

Motra e Saliukës, Dita, i tha Guardian se ishte e vendosur të pastronte emrin e vëllait të saj nga çdo lloj krimi të mundshëm. Familja tha që autopsia ende nuk ishte kryer. Saliuka i ishte nënshtruar një operacioni, pasi ka bërë edhe aksident me makinë. Atij iu dhanë pllaka metalike që mund të qëndrojë në këmbë.  Një raport nga një kirurg i porositur nga avokati i tij i mbrojtjes kishte arritur në përfundimin se ai duhet të konsiderohet “me aftësi të kufizuara të përhershme”.

  • foto galeri

Në Belmarsh, tha ajo, fillimisht u fut në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde. Dita tha se vëllai kishte bërë thjesht një telefonatë Natën e Vitit të Ri. “Vëllai im tha njerëzit që kryenin vetëvrasje ishin të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga të tjerët që atë ditë kishte pasur një grindje. Atë me siguri e kanë ngacmuar”, deklaroi ajo.  Motra shtoi se vëllai i kishte thënë se kishte fjetur në dysheme, pasi dyshekët ishin kaq të parehatshëm.

Motra deklaroi se vëllai i saj ishte në paraburgim dhe se tashmë nuk ka shans të pastrojë emrin nga një krim i rëndë. “Ai ishte në paraburgim. Tani vëllai im kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pastrojë emrin e tij në gjyq”. Edhe shoqata të ndryshme në Britani kanë reaguar për këtë (vetë)vrasje, duke thënë se ende nuk dihen shkaqet. “Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”, thanë nga shoqatat. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha se për rastin do ketë hetim të pavarur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb