Policia në Durrës ka arrestuar 40-vjeçarin Eduart Stefhasanin, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 12 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike.

Efektivët e Durrësit bëjnë me dije se Stefhasani ka vuajtur një pjesë të dënimit, ndërsa do të qëndrojë në qeli edhe 7 vite e 5 muaj.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Forca e Posaçme Operacionale, si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore,  finalizoi operacionin e koduar “Local”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: