Lokali i një shqiptari është sulmuar me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë. Sipas policisë greke, sulmi ka ndodh në orën 03:11 të mëngjesit në lokalin Venus, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjjen Patisia.

Lokali u qëllua me armë automatike duke dëmtuar xhamat dhe muret e godinës, por për fat në momentin e sulmit, lokali ishte mbyllur. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike.

Pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: