Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Marash Gjoklajn, i cili akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje.

I riu që sapo kishte dalë nga burgu për një vepër të ngjashme, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.

Në të njëjtën ditë, 27-vjeçari kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Para autoriteteve ai deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia nga ana tjetër shprehet se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht ishte në liri me kusht.

Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Në fotot e paraqitura shfaqet momenti kur 27-vjeçari Gjoklaj ka kryer veprën penale pranë një biznesi në Tiranë këtë fundjavë, për të cilën edhe përfundoi në pranga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb