VICENZA

Një saldator shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur, sepse u ndje keq, teksa ishte duke punuar në Cagnano di Pojana Maggiore, Vicenza, pak para pushimit të drekës.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten e kaluar në ofiçinën e ekskavatorëve VTN Europe në Cagnano, ku punonte 52-vjeçari Besim Doçi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, kur rifilloi puna. Edhe pse u njoftua urgjenca menjëherë, ekipi mjekësor thjesht konfirmoi faktin se Doçi nuk jetonte më.

I lindur në qytetin e Durrësit, viktima jetonte në Itali prej vitesh, së bashku me vëllezërit e tij. Ai punonte prej 14 vjetësh në ofiçinën VTN Europe, bashkë me një vëlla më të vogël, ku ishte i vlerësuar si profesionist i mirë dhe i përkushtuar në punë.

Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, përkatësisht 21 dhe 15 vjeçe.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb