Del sot në shitje libri që e bëri fronin e mbretit Charles të dridhej.

Libri i Princit Harry, “Spare” mbërrin sot në librari, ndërsa shtëpia mbretërore angleze duket se është përfshirë në tensione, ndërsa mbetet për tu parë edhe reagimi i tyre. Po ashtu libri ka shkaktuar jo pak debate pas deklaratave të Princit Herry duke nisur nga mesazhet me Kate dhe Meghan deri teka akuzat e paparacëve për vdekjen e Lady Dianës, duke u ndalur edhe tek sulmet fizike mes vëllezërve. Por çdo rresht i librit duket se është plot të papritura.

Kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm të linte rezidencën e tij me diell në Amerikë për t’u kthyer në një rol mbretëror në Britani, ai pas asnjë dyshim tha: “Kjo nuk do të jetë kurrë e mundur. Me pak fjalë, një kthim pas është i paimagjinueshëm”.

Për momentin, familja mbretërore nuk ka komentuar dhe nuk është përgjigjur për asgjë. Por një dhomë operacionesh është ngritur për të rënë dakord se çfarë duhet bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb