Në një mbrëmje të bukur mes miqve e kolegëve artistë, të kuruar deri ne detaje me motive krejtësisht ekzotike nga lindja e Mesme, Endri dhe Stefi Prifti apo siç njihen nga publiku, vëllezërit korçare promovuan videoklipin e tyre më ri me titull “më e Mira”.

Muza e tyre në klip është Miss Globe 2020 por kënga është një dedikim për gjithë vajzat dhe gratë shqiptare.
“Ne kemi zgjedhur miss Globe 2020 Lorinda Kolgeci”, shprehet Stefi.

“Të gjitha grave dhe vajzave çupkave ua kemi dedikuar”, thotë Endri.

Dy nga këngëtarët e njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare e veçanërisht këngëve te dashurisë, serenatave korçare, gjithmonë të pandashëm nga njëri-tjetri, vazhdimisht zgjedhin të vijnë pranë publikut me projekte të reja muzikore. Jo pa qëllim klipi është xhiruar në Dubai, por nuk mungon edhe pak Ballkan brenda.

“Ka motive ekzotike prandaj e bëmë në Dubai, ka katër albume radhazi”, shprehen ata.

Endri dhe Stefi Prifti, dy yjet e mbrëmjes janë të bindur se projekti i tyre me i ri muzikor do të jetë suksesi i radhës.

Të pranishmit kanë shijuar këngën e re duke festuar së bashku në një mbrëmje mes miqsh, por edhe në shoqërinë e vëllezërve korçarë të veshur sipas temës së klipit, të cilët për asnjë moment nuk e humben karizmën dhe humorin…

Që nga ora 21.00 e së hënës klipi i vëllezërve korçarë gjendet ne kanalin e tyre ne You Tube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: