TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka akuzuar përmes një postimi në facebook, kryeministrin Edi Rama se po mban peng integrimin e vendit.

Bashkëngjitur videos së publikuar në profiling e tij, Hasa shkruan se ka patur një kohë kur Shqipëria përparonte me energji në rrugën atlantike. “Është koha ta vendosim përsëri këtë Energji në Shërbim të Shqipërisë.” vijon më tej ai.

Postimi i plotë:  

Shqipëria sot qeveriset nga një dështak që po na mban peng integrimin në bashkimin Europian.

Por ka patur një kohë kur Shqipëria përparonte me energji në rrugën atlantike.

Është koha ta vendosim përsëri këtë Energji në Shërbim të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb