Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Mësuesit dhe administrata e shkollave që nuk kanë vërtetuar pagesën e energjisë apo lidhjen e kontratës më OSHEE kur kanë qenë debitorë të këtij operatori, nga sot do të mbeten të papunë.
Urdhri i nxjerrë nga Ministria e Arsimit për të gjitha drejtoritë ka përfunduar afatin, ndaj dhe të gjithë ata arsimtarë që nuk ju bindën urdhrit dhe mbetën debitorë do tu zgjidhet kontrata. Gjatë paradites së të hënës kanë qenë të shumtë mësuesit që kanë rendur pranë drejtorive arsimore me libreza dhe kontrata në duar për të vërtetuar rregullsinë në pagesën e energjisë.
Ndërsa Drejtoritë Arsimore do të hartojnë listat e mësuesve duke detajuar sa janë debitorë dhe kush janë të rregullt në pagesa, për t’ia paraqitur ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Urdhri ishte i qartë, por nëse dështonte mbledhja e të dhënave, niste zgjidhja e kontratës me drejtorët e shkollave dhe mandej me drejtues të lartë të Drejtorive Arsimore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: