Chelsea insistoi dhe ia doli të sigurojë shërbimet e Enzo Fernandez. Mesfushori kampion bote me Argjentinën është shprehur i lumtur për këtë mundësi që po i japin Blutë e Londrës dhe në fjalët e tij të parë si lojtar i kësaj skuadre nuk munguan premtimet.

“Jam shumë i lumtur me mundësinë që më ka dhënë Chelsea dhe do të bëj gjithçka për të arritur objektivat e klubit.Si lojtar dhe person, mund të ofroj energji të mirë dhe do të jap gjithçka, si dhe do t’i mbështes shokët e skuadrës për t’i bërë ata edhe më të mirë. Chelsea është një klub i madh, një klub që është gjithmonë në garë për trofe dhe së fundmi ka fituar Ligën e Kampionëve. Ne do të përpiqemi të arrijmë gjithçka që dëshiron klubi dhe ta çojmë atë në nivelin tjetër.Unë nuk kam luajtur ende me ndonjë nga shokët e mi të ri të skuadrës dhe nuk kam pasur ende mundësinë të bashkëveproj me ndonjërin prej tyre, por e di se cilët janë dhe mezi pres të punoj me të gjithë ata!” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb