Era Istrefi do të performojë në festivalin më të madh në botë, Coachella.

Këngëtarja shqiptare ka konfirmuar lajmin në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur me një veshje ekstravagante.

Bukuroshja nga Prishtina ka konfirmuar se ajo do të performojë nesër (e hënë) në ditën e fundit të festivalit që mbahet në Kaliforni.

Performanca e Era Istrefit në këtë festival është e para për një artist shqiptar.

Në Coachella performojnë cdo vit artistët më të famshëm botërore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: