Nga: ADELA XHAMANI*TIRANE-Emri më i përfolur i showbiz-it kosovar sido mos vitin e fundit, duket se do të vazhdojë të tërheqë akoma vëmendjen. Era Istrefi shfaqet këto ditë për publikun me një këngë të re të shoqëruar edhe me video. “Këngën jo çdokush mund ta kuptojë. Ato që bëj unë duhen analizuar”, shprehet Era. Ndërkaq nga veshja që ajo ka zgjedhur për videoklipin, shihet se artistja kosovare vazhdon të çudisë me stilin e çuditshëm. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, këngëtarja e cila rrallë flet në media na tregon për jetën e saj, shkollën, shtëpinë dhe marrëdhënien e veçantë me një tjetër artiste të suksesshme, motrën e saj Nora.
Era kjo është stina kur këngëtarët përgjithësisht nxjerrin këngë të reja. Tënden kur do e dëgjojmë?
Kënga ime vetëm sapo ka dalë në tregun muzikor, ka pak ditë dhe është një nga realizimet e mia më të mira deri më tani. Të paktën kështu unë kam arritur ta shoh në këndvështrimin tim, të tjerëve nuk e di si do ju duket, por uroj që të gjithë ta pëlqejnë. Si e ka titullin kënga, për ç’fare flet? Kënga titullohet “Njo si ti”. Ky projekt ka një fabul interesante që jo çdokush mund ta kuptojë (qesh). Ashtu jam unë, ndoshta nga natyra që dua të bëj gjëra unike të cilat duhen analizuar shumë derisa të kuptohen.
Po videoklipin kush e realizoi?
Ku keni xhiruar dhe sa kohë keni punuar për të? Klipi është xhiruar nga “MaxProduction”, dhe uroj të mos i kem bërë shumë me nerva gjatë realizimit të tij, sepse kam dashur që gjithçka të jetë perfekte. Pasi ta shihni videoklipin do të më tregoni. Ka shumë kohë që kam punuar për këtë këngë, ndoshta është dashur t’i shtohet diçka, por kritikave do ju lë h a p ë s i r ë për projek- Rëndësi ka talenti, pamja është për skenë tin e radhës…
Mendon se kjo këngë do të ketë suksesin e hit-ve të mëparshme?
Tani, të gjithë punojmë për suksese e askush për dështime. Po kështu dhe unë, ndaj shpresoj shumë që edhe ky prodhim i ri të pëlqehet njëjtë si këngët e tjera. Këngët e tua janë dedikime të forta dashurie.
Sa ka nga zemra jote, ndjenjat e tua brenda tyre?
Duke pasur parasysh se tekstet i bëj vetë, sigurisht që ka diçka nga vetja ime, nga ku unë frymëzohem. Mirëpo kjo nuk do të thotë se është e përfshirë jeta private. Ka raste që unë dëgjoj histori të ndryshme nga shokë e shoqe dhe nga aty mund të dalë një fabul e bukur, kështu që mediat nuk duhet t’i marrin të gjitha gjërat për ters (qesh).
A ka nisur për ty stina e koncerteve? Mendon se do të kesh shumë koncerte këtë verë?
Jo akoma nuk kam filluar me koncerte e mbrëmje sepse kam dashur që të përmbush repertorin tim ashtu siç duhet dhe të prezantohem mirë para publikut. Gjatë verës po, do të kem disa paraqitje.
Mendon se fakti që je kaq e bukur të ka ndihmuar të kesh më shumë fansa? Sa meritë i jep pamjes e sa talentit vokal?
Sinqerisht do të keqkuptohesha sikur të flisja në vetën e parë… Më thoni pak a ka femra të shëmtuara?! Unë them që jo! Më shumë rëndësi i jap talentit që e vlerësoj se sa pamjes. Pamja është thjesht për skenë.
Kur nuk këndon, çfarë bën Era? Çfarë pasionesh të tjera ke?
Kam studimet që më marrin shumicën e kohës jashtë muzikës dhe mundohem që të jem një studente e shkëlqyer.
A gatuan? Bën punë shtëpie?
Për të gatuar jo. Nuk gatuaj sepse kemi mamin që kujdeset për këtë.

(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: