Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Gjatë fjalës së tij Erdogan u ndal tek kriza e emigrantëve ilegalë në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

Ai theksoi se është e turpshme të thuash se kjo krizë vjen nga Turqia.

Më tej theksoi se Varshava është ajo që duhet të bëjë më shumë, të ketë një bashkëpunim me Moskën dhe Minskun për të lehtësuar krizën e emigrantëve në Europë.

Nga ana tjetër kryeministri hungarez kritikoi Athinën duke thënë se i ka lënë refugjatët të vdesin në Mesdhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb