Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka luajtur një rol ndërmjetës gjatë bashkëbisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Së fundmi Erdogan shprehet optimist për negociatat.

“Mes Moskës dhe Kievit mund të gjendet një zgjidhje paqësore, përmes dialogut duke respektuar sovranitetin territorial të Ukrainës”, kështu është shprehur presidenti turk.

Ndërkohë Kremlini vazhdon të godasë qytetet kryesore në Ukrainë.

Sipas Ministrisë ruse, forcat ushtarake kanë shkatërruar një qendër riparimi të raketave balistike Tochka U në qytetin e Dnipro.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb