TURQI- Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij do të reagojë çdo herë ashtu sikurse bëri me rrëzimin e avionit Su-24 në rast të shkeljes së hapësirës së tij ajrore.

“Nëse edhe sot ndodh shkelje e hapësirës ajrore mbi Turqi, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Erdogan.

Ai ka shtuar, siç shkruan “Koha.net”, se rrëzimi i avionit ka qenë “reagim automatik në përputhje me urdhrat dhënë Ushtrisë turke”, ndërsa “reagimi i Kremlinit ka qenë emotiv dhe jo i një politikani”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb