TIRANE – Të gjithë e dinë që deputeti socialist Erjon Braçe, përveç politikës është edhe një tifoz i zjarrtë i futbollit. Mbrëmjen e djeshme, deputeti Braçe ishte në stadiumin ‘Loro Boriçi’, për të ndjekur përballjen e kombëtares shqiptare me Spanjën.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Braçe ka analizuar ndeshjen, duke renditur arsyet dhe ‘fajtorët’ e humbjes së kuqezinjve. Sipas deputetit, Shqipëria e pësoi pasi nuk u mbrojt siç duhej.

STATUSI I BRACES:
“Humbem! E mertuam! Gjithçka e zakonshme; vetem Spanja eshte e jashtezakonshme si e zakonshme!
S’kam cthem per Spanjen, fare! Por ne nuk beme ate qe thame; Jo se Spanja na dominoi-dominoi Italine ne Torino; Jo se Spanja na presoi aq fort sa na detyroi te gabonim dy here-gaboi Italia ne Torino dhe pesoi; Por sepse ne nuk mbrojtem-sic thame! Nuk mund te mbrohesh vetem me tre mbrojtes-super Mavraj e Chimshiti, Agollin. Hysaj nuk mbrojti, perkundrazi gaboi dhe na ndeshkoi.

Mesfusha nuk mbrojti asnjehere dhe, mua mu duk se u zgjodh gabim me Xhaken, Lilen e Memushajn, jashte roli dhe pa gjendje; Lila mund ta bej ate rol me Janinen, jo me Spanjen, Memushaj ishte i demtuar, Xhaka nuk eshte ne gjendjen e Kukelit dhe Abrashit dhe gaboi e na ndeshkoi!!
Ta perballesh Spanjen me portierin dhe tre mbrojtes, nuk eshte “autobus”. Thjeshte, duhet te ishim mbrojtur, nuk e beme!!
E megjithate; Pune e madhe, ne nuk e kemi garen me Spanjen! Te mundim Izraelin, kaq!”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: