Për disa vera nuk mbaron asnjëherë, ose shkojnë në vendet më ekzotike për të shijuar diellin edhe pse jemi në nëntor. Fjala është për Erjona Sulejmanin, modelja dhe ish-partnerja e futbollistit Blerim Xhemaili.

Siç duket edhe nga fotot e fundit të postuara në Instagram, ajo nuk ka frikë nga vjeshta. Nga Fuerteventura në Ishujt Kanarie shfaqet me rroba banje duke pasur parasysh temperaturat e larta në këtë vend që aktualisht shkojnë deri në 30 gradë. Në postimin e saj ajo shkruan:

“Pafundësi…Mund ta mbaroni ju fjalinë”. Kaq mjaftoi që mijëra ndjekës të shprehin fantazinë e tyre me komente të shumta. Një muaj më parë Sulejmani ishte duke ndjekur edhe ndeshjen e Kombëtares shqiptare, atë kundër Çekisë, teksa u shfaq në tribunë me plis në kokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erjona Sulejmani (@erjona_sulejmani)

Mbetet për t’u parë në Erjona do të jetë e pranishme në Evropian kur Shqipëria të luajë për herë të dytë në këtë event.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb