TIRANE- Pas sondazhit për zgjimin e kryetares së FRESSH, Joleza Koka, Ermal Mamaqi ka vendosur ta ftojë atë në emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin”.

Edhe pse emisioni do të transmetohet nesër, Mamaqi është infektuar nga fjalimi i Jolezës. Në një video të pastuar në Facebook, ku e prezanton Jolezën si të ftuarën e radhës, Mamaqi thotë se ishte tek shtëpia e Bashës dhe u zgjua aty pranë me shtëpinë e Astrit Patozit, me pak fjalë “lajthit” tamam si freshistja në fjalimin e saj gjatë shpërndarjes së teserave të reja të PS-së.

“Më falni se erdha kështu me kato rroba, se isha tek shtëpia e lul Bashës u zgjuam domethënë se e ka Astrit Patozi aty dhe zbrita poshtë shoh Erion Veliajn se ishte aty pranë me bodigardët e Tahirit..”,- ironizon Ermali

Kjo e fundit deklaroi ditë më parë se pas një feste me ministrin Klosi u zgjua tek shtëpia e shoqes së saj në pallat me Tahirin dhe se pa që rojet ishin akoma poshte. Për fjalimin pak pa lidhje Joleza e dha një përgjigje.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb