TIRANE- Në një kohë kur dje Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg Ermal Hoxhën, si pjesë e të implikuarve për “laboratorin e Xibrakës” të shumta ishin mediat që shkruan se teksa jepej vendimi për nipin e Enver Hoxhës, bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta postonte foto duke festuar. Andaj, duke marrë shkas nga kjo situatë, Rezerta ka shpërthyer, ndërsa shkruan se çdo gjë e ka një kufi.

Mes të tjerash ajo tha se pavarësisht faktit se Ermali ndodhet në burg, jeta për të vazhdon pasi ajo ka një vajzë për të rritur, ndërsa shtoi se do ta presë bashkëshortin e saj ditën që të lirohet.
a924ca31064628d5f1c3bc63621eb09e (1)
“I di si i thonë kësaj historie? Mirë problemi, po s’të lënë rehat as mizat! Gjatë këtyre dy vjetëve, kam njohur botën, njerëzit më shumë seç kisha mundur ta bëja për 28 vite jetë. Kam njohur dashakeqësinë e pangopur të gazetarëve, për disa klikime e për disa komente të njerëzve të frustruar në jetën e tyre. Pa marrë fare parasysh çfarë ndikimi mund të shkaktojnë tek familjarët. Këto vite kam lexuar çmenduri të tipit “Ermali në burg, Rezarta në plazh” pa marrë parasysh që isha me familjen, apo “Ermali ne burg, Rezarta qesh”. Rezarta do qesh, do shkoj në plazh sepse kam një princeshë për ta rritur të lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shëndosh e mirë dhe vendi ku ai ndodhet ka një derë, e cila do hapet një ditë. Dhe për të ja vlen të presesh vitet që me duken ditë, mbase dhe një jetë të terë! Kam bërë durim me ju, nuk kam dashur të hap luftë sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni është pjesë e punës tuaj! Por tani e tepruat! Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku me keni bërë me ferrari, helikoptera, e anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit”,-shkruan Rezarta në Instagram.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: