E ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Ersida Teliti, drejtoreshë “Qendra Konsumatori Shqiptar” foli për ndikimin që ka rritja e çmimeve të produkteve të shportës tek konsumatori dhe rëndësia e transparencës ndaj tij.

“Në media të ndryshme e kemi deklaruar më herët këtë gjë, që mos të rëndohet apo të dëmtohen interesat ekonomike të konsumatorit, të ekzistonte mundësia për disa furra të bukës të bënin këto lloj “manovre”, që të mos ndjehej kaq shumë te konsumatori. Nëse bëjmë një përllogaritje ekonomike do ta vëmë re se e njëjta sasi buke që konsumonim më herët, sërish do konsumohet, por tani do të jetë e nevojshme të marrim, 1, 2 ose gjysmë buke shtesë. Në rastin e rritjes së çmimeve, këto produkte janë pjesë e shportës pa të cilat konsumatori nuk jeton dot dhe impakti është drejtpërdrejtë në ekonominë e tij familjare”-tha Teliti.

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës.
“Ka një historik në lidhje me çmimin e bukës, miellit, në fakt nga Autoriteti i Konkurrencës. Që nga 2009, i fundit i vitit 2020 dhe shtatorit 2021 u bë mediatik dhe pak ditë më parë u botua tek Autoriteti i Konkurrencës. Ky treg ka qenë gjithmon pjesë e abuzimeve dhe ndikimeve nga ana e konkurrencës. Nëse shohim dy vendimet e fundit, nuk prekin vetëm rritjen e çmimit por edhe pjesën e sigurisë së konsumatorit, në lidhje me përmbajtjen proteinike, për prodhim buke, për prodhim makaronash, ëmbëlsirash apo elementë të tjerë. Autoriteti i Konkurrencës, pavarësisht se është mënjanuar gjoba duke qenë periudhë pandemie, por monitorimi dhe rezultati tregojnë se kemi sjellje të bashkërënduar të këtyre importuesve kryesorë”-deklaroi Ersida Teliti.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorit
“Nëse është e nevojshme dhe e ndikuar nga faktorët e jashtëm do preferoja që tregtarët të cilët janë vetë konsumatorë të tregoheshin më të kujdesshëm ndaj konsumatorit. Ta informonin konsumatorin e të mund të ndikonin në një rritje të ngadaltë dhe të justifikonin arsyet e rritjes. Përsa i përket cilësisë, nëse keni një rritje të çmimit të justifikuar nga disa faktorë, të lutem mos lëvizni në pjesën e cilësisë. Ekzistenca e kësaj “manovre” për të mos ta bërë konsumatorin ta kuptojë se ka rritur çmimin ka ndikuar në peshë. Çmimi ndryshon edhe në varësi të cilësisë, kemi bukë bio, me erza etj. Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut është kompetent për peshën e bukës. Nuk ka asnjë detyrim ligjor, raport peshë/çmim”-u shpreh Teliti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb